Gjermani, Scholz kritikon politikën e jashtme të presidentit Trump

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka përsëritur kritikat e tij ndaj politikës së jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump. Në një intervistë me grupin gjerman të medias ”Redaktionsnetzwerk Deutschland” (RND), të botuar sot, Scholz kritikoi sugjerimin e Trump se ndihma e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën duhet të lidhet me aksesin për lëndët e para të vendit. [...]Read More...

Gjermani, Scholz kritikon politikën e jashtme të presidentit Trump

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka përsëritur kritikat e tij ndaj politikës së jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë me grupin gjerman të medias ”Redaktionsnetzwerk Deutschland” (RND), të botuar sot, Scholz kritikoi sugjerimin e Trump se ndihma e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën duhet të lidhet me aksesin për lëndët e para të vendit.

“Ukraina është nën sulm dhe Gjermania po ndihmon pa pritur që të paguhet për të më vonë. Ky duhet të jetë qëndrimi i të gjithëve”, tha Scholz, duke iu referuar mbështetjes ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën ndërsa mbrohet nga Rusia.

”Kërkesa do të ishte shumë egoiste, shumë egoiste”, tha pak kohë më parë Scholz, pas një samiti jozyrtar të BE-së në Bruksel. Scholz gjithashtu kritikoi Trumpin për kërcënimin e vendosjes së tarifave për importet nga Bashkimi Evropian. “Ekonomia globale ka nevojë për më pak barriera tregtare, jo më shumë”, tha kancelari.