Gjermania e sheh të domosdoshme krijimin e një koalicioni qeverisës në Kosovë

Për domosdoshmërinë e një koalicioni qeverisës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka folur një zyrtar i ambasadës së Gjermanisë në Kosovë. “Derisa jemi ende në pritje të rezultateve përfundimtare, duket se po bëhet gjithnjë e më e qartë se në Kosovë duhet të formohet një qeveri koalicioni”, tha një zëdhënës i ambasadës për Express. Ai […] The post Gjermania e sheh të domosdoshme krijimin e një koalicioni qeverisës në Kosovë appeared first on Albinfo.

Gjermania e sheh të domosdoshme krijimin e një koalicioni qeverisës në Kosovë

Për domosdoshmërinë e një koalicioni qeverisës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka folur një zyrtar i ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

“Derisa jemi ende në pritje të rezultateve përfundimtare, duket se po bëhet gjithnjë e më e qartë se në Kosovë duhet të formohet një qeveri koalicioni”, tha një zëdhënës i ambasadës për Express.

Ai shtoi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e kishte me të drejtë kur deklaroi se: “Ne u urojmë të gjithë politikanëve më të mirën në drejtimin e hapësirës politike dhe për të siguruar që një qeveri e qëndrueshme të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Bashkimi Europian dje lëshoi një deklaratë për zgjedhjet në Kosovë, për të cilat tha se sipas konstatimeve preliminare, ato kanë qenë të qeta dhe konkurruese me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, ndërsa e potencoi se është zbatuar ligji i ri zgjedhor.

 

The post Gjermania e sheh të domosdoshme krijimin e një koalicioni qeverisës në Kosovë appeared first on Albinfo.