Gjermania, të dielën në zgjedhje/ Sondazhet: CDU favorite, humbje historike për Scholz

Rreth 59.2 milionë milionë qytetar Gjerman me të drejtë vote do tiu drejtohen kutive të votimit të dielën për të zgjedhur kancelarin e ri të vendit pas shpërbërjes së parakohshme të koalicionit tri partiak të kancelarit aktual Olaf Scholz në nëntor. Zgjedhjet e të dielës pritet të përcaktojnë drejtimin e ri politik të vendit. Në [...]Read More...

Gjermania, të dielën në zgjedhje/ Sondazhet: CDU favorite, humbje historike për Scholz

Rreth 59.2 milionë milionë qytetar Gjerman me të drejtë vote do tiu drejtohen kutive të votimit të dielën për të zgjedhur kancelarin e ri të vendit pas shpërbërjes së parakohshme të koalicionit tri partiak të kancelarit aktual Olaf Scholz në nëntor.

Zgjedhjet e të dielës pritet të përcaktojnë drejtimin e ri politik të vendit. Në Bundestagun me 630 mandate, shumica e re parlamentare do të ketë në dorë të zgjedhë lideri që do të drejtojë Gjermaninë një një periudhë sfidash të mëdha ekonomike dhe gjeopolitke. Emigracioni dhe ekonomia kanë dominuar fushatën zgjedhore, ndërsa rritja e partive të së djathtës ekstreme konsiderohet një shqetësim për Bashkimin Evropian.

Sondazhet tregojnë favorit në këtë garë Frederich Merz, Kryetarin e Unionin Kristian Demokrat  që është pasuesi i ish kancelares Gjermane në udhëheqjen e partisë së tij. Ai mbështet politika ekonomike liberale dhe synon të reduktojë burokracinë për të nxitur më tej zhvillimin ekonomik. Merz prite të marrë në votimin e të dielës 30% të mbështetjes së gjermanëve. Në vend të dytë renditet Alice Weidel, e AFD-së partisë së ekstremit të djathtë që njihet për qasjen e saj kundër emigracionit. 45-vjecarja e cila është në një marredhënie me një grua nga Sri Lanka dhe nënë e dy fëmijeve të adoptuar ka marrë mbështetjen e Elon Musk për tu bërë kancelarja e ardhshme e Gjermanisë ndërsa sondazhet e rendisin atë të dytën dhe pritet që AFD të marrë 20% të votave të Gjermanëve.

Një efekt Boomerang parashikojnë sondazhet për kancelarin gjerman aktual Olaf Scholz dhe partinë e tij. Social Demokratët nga partia më e madhe në vititn 2021 pritet tv pësojnë një humbje historike duke arritur të marrin vetëm rreth 15,5% të votave nga qytetarët Gjermanë. I katërti në këtë garë renditet Robert Habeck dhe të Gjelbërtit. Zëvendëskancelari aktual dhe ministri i Ekonomisë I njohur për kontributin e tij gjithashtu në letërsinë policeske pritet të marrë rreth 13% të votave të Gjermanëve. Ai ka deklaruar se synon të forcojë agjendën ekologjike dhe reformat ekonomike. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës do të ketë ndikim të gjerë, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për politikën evropiane dhe marrëdhëniet transatlantike.

Një qeveri e qëndrueshme në Berlin pritet të luajë një rol kyç në reagimin e BE-së ndaj krizës në Ukrainë, politikave të administratës së re amerikane dhe sfidave të NATO-s./abcnews.al