Gjesti deklaron: Çfarë do të bëj me Xheneten kur të dal nga BB VIP Albania

Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4”, ku katër finalistët – Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako – po shijojnë momentet e fundit në shtëpi. Gjatë ditës së enjte, një bisedë mes Gjestit dhe Rozana Radit ka tërhequr vëmendje, pasi këngëtari pejan foli për herë […]

Gjesti deklaron: Çfarë do të bëj me Xheneten kur të dal nga BB VIP Albania

Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4”, ku katër finalistët – Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako – po shijojnë momentet e fundit në shtëpi.

Gjatë ditës së enjte, një bisedë mes Gjestit dhe Rozana Radit ka tërhequr vëmendje, pasi këngëtari pejan foli për herë të parë më hapur për ish-partneren e tij, Xheneta Fetahu.

Në diskutimin e zhvilluar në ambientet e shtëpisë, Gjesti u shpreh qartë se nuk ka më asnjë lidhje me të dhe nuk dëshiron të ketë kontakt pas daljes nga programi.

As sytë nuk ka me mi pa. Hiç hiç– tha ai me vendosmëri, ndërsa Rozana i kujtoi mundësinë që ajo mund të kërkojë kontakt.

Por Gjesti shtoi:

Nuk ka kërkim këtu, pikë kërkimi nuk ka. Nuk mundet me pas kërkim.

I pyetur nga Rozana për kohëzgjatjen e marrëdhënies me Xhenetën, ai tregoi:

Gati tre muaj. Edhe më vjen mirë shumë, faleminderit për çdo gjë që ka bërë. Ishalla ia çel rrugët Zoti. E ruajt Zoti. Ishalla është gjithë e lumtur. Nuk dua të kem punë me të.

Deklarata e tij erdhi vetëm pak ditë para shpalljes së fituesit të këtij edicioni, duke shtuar edhe më shumë intensitetin emocional në prag të finales.