Gjesti largohet nga Big Brother VIP Kosova 3
Një televotim kokë me kokë u hap në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 3. Kjo në mes të Gjestit dhe Drilonit, pas një avantazhi që pati Leonardo Gashi si kapiten i javës. Dhe në mes tyre ai që u largua nga Big Brother është Gjesti, duke bërë që gara të vazhdojë […]

Një televotim kokë me kokë u hap në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 3.
Kjo në mes të Gjestit dhe Drilonit, pas një avantazhi që pati Leonardo Gashi si kapiten i javës.
Dhe në mes tyre ai që u largua nga Big Brother është Gjesti, duke bërë që gara të vazhdojë për boksierin.
Kjo ka befasuar të gjithë pasi një gjë e tillë nuk pritej, marrë parasysh se ka qenë një konkurrent shumë i fortë.
Ai ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh, e që tashmë ka rënë në 160 mijë euro.
Veç kësaj, u zbulua se finalja e madhe do të mbahet më 24 janar.