Gjesti shkon në finale të Big Brother VIP Albania 4
Spektakli “Big Brother VIP Albania 4” po shkon drejt fundit, dhe mbrëmjen e sotme është zbuluar finalisti i tretë zyrtar: Gjesti, banori nga Peja, i cili ka qenë një nga konkurrentët më të përfolur dhe më të komentuar të këtij edicioni. Pas shpalljes së Rozana Radit dhe Laert Vasilit si finalistët e parë, publiku vendosi […]

Spektakli “Big Brother VIP Albania 4” po shkon drejt fundit, dhe mbrëmjen e sotme është zbuluar finalisti i tretë zyrtar: Gjesti, banori nga Peja, i cili ka qenë një nga konkurrentët më të përfolur dhe më të komentuar të këtij edicioni.
Pas shpalljes së Rozana Radit dhe Laert Vasilit si finalistët e parë, publiku vendosi që Gjesti të jetë emri i radhës që siguron një biletë të sigurt drejt natës së madhe finale.
Me një rrugëtim që ka përfshirë emocione të forta, debate të nxehta, por edhe momente humori e reflektimi, Gjesti ka arritur të fitojë simpatinë e një publiku të gjerë. Qasja e tij e drejtpërdrejtë dhe mënyra unike e të komentuarit të ngjarjeve brenda shtëpisë e kanë bërë atë një figurë qendrore në zhvillimet e këtij sezoni.
Emri i tij si finalist ka shkaktuar reagime të shumta pozitive në rrjete sociale, ku fansat kanë shpërndarë urime dhe mbështetje, duke shprehur entuziazmin për pjesëmarrjen e tij në natën finale.
Në garë për vendin e katërt në finale janë edhe banorët: Jozi, Loredana, Egli dhe Gerta – dhe vetëm njëri prej tyre do t’iu bashkohet Rozanës, Laertit dhe Gjestit në përballjen e fundit për çmimin e madh.
Finalja e madhe pritet të sjellë emocione të jashtëzakonshme, ndërsa publiku ka ende në dorë fatin e fituesit të “Big Brother VIP Albania 4”.