Gjiganti botëror i hoteleve B&B i beson sipërmarrësit Muharrem Salihu projektin e përbashkët në Venecia!

Kur mediat më të rëndësishme italiane dhe veneciane – nga Corriere del Veneto dhe Il Gazzettino tek VeneziaToday, TTG Italia e Hospitality ON – i drejtojnë sytë drejtpërdrejt te një projekt i vetëm, bëhet fjalë për një ngjarje që tejkalon kufijtë e zakonshëm të tregut të pasurive të paluajtshme.
Inaugurimi i B&B HOTEL Venezia Laguna është shndërruar ditët e fundit në një ortek të vërtetë mediatik, duke e trajtuar strukturën nga çdo këndvështrim: turizëm, biznes, arkitekturë, dizajn dhe kulinari.
Por pas këtij kolosi ndërkombëtar që po trondit tregun italian, fshihet një histori vizioni, guximi dhe identiteti, e udhëhequr nga afaristi i suksesshëm me origjinë nga Medvegja, Muharrem Salihu, nën drejtimin e MELA Group, që është partnere në këtë investim.
Shifrat e një projekti rekord
Përmasat e këtij investimi flosin vetë: 406 dhoma, 840 shtretër, 226 vende parkimi dhe mbi 15.500 metra katrorë sipërfaqe. Sot, ky hotel nuk është thjesht më i madhi i grupit B&B HOTELS në Itali dhe ndër më të mëdhenjtë në botë, por është kthyer në një pikë referimi për turizmin leisure, atë të biznesit dhe grupet ndërkombëtare.
Megjithatë, siç thekson vetë z. Salihu, shifra më e bukur e këtij projekti nuk matet vetëm me metra katrorë:
“Aty ku dje ishte një parking, sot është një destinacion.”
E përshkruar nga Corriere del Veneto si një “nuova porta per la città” – një portë e re për Venecian – struktura e vendosur në zonën strategjike të Tronchetto-s lidh në mënyrë të përsosur rrjetin rrugor, People Mover, transportin ujor dhe qendrën historike të qytetit.
Kur madhështia takohet me gastronominë dhe artizanatin
Projekti nuk ndalet vetëm te kapaciteti fjetës. Ai ka pushtuar skenën edhe përmes konceptit të tij të pasur gastronomik e estetik. Me tre hapësira gastronomike, ku spikat Nova Sunset Bar & Restaurant me një panoramë mahnitëse mbi Lagunën, hoteli ofron një përvojë unike.
Ambientet e brendshme ndërthurojnë dizajnin bashkëkohor me referenca të forta ndaj arkitekturës veneciane, artizanatit lokal, veprave unike në xham Murano, si dhe 70 vende në sallën e dedikuar për evente dhe takime (meeting room). E gjithë kjo strukturë prej dy godinash u realizua në vetëm dy vjet e gjysmë, duke përdorur teknologjinë e avancuar XLAM dhe një impiant fotovoltaik prej 223,50 kWp, në funksion të rigjenerimit urban të Tronchetto-s.
Vizioni i Muharrem Salihut: Të investosh pa cenuar identitetin
Të prekësh majat në një nga qytetet më të mbrojtura dhe më të njohura në botë – një destinacion me një hapësirë urbane jashtëzakonisht të kufizuar – kërkon më shumë sesa thjesht kapital. Kërkon aftësinë për të ruajtur shpirtin e vendit.
“Të rigjenerosh pa cenuar identitetin; të investosh pa humbur karakterin; të sjellësh botën në Venecia, pa e ndryshuar Venecian,” – ky ka qenë boshti i këtij angazhimi.
Për MELA Group dhe drejtuesin e saj, Muharrem Salihu, ky inaugurim shërben si konfirmim i një rrugëtimi dhe vizioni afatgjatë: të qëndrosh pranë projekteve me vlerë, partnerëve ndërkombëtarë dhe kompanive që kërkojnë mundësi reale për të krijuar vlerë të shtuar.
Në një treg global ku sfidat janë të mëdha, Mela Group dëshmon se projektet epokale nuk ndërtohen vetëm me beton, dru apo teknologji, por mbi të gjitha me vizion, partneritete të forta, besim dhe aftësinë për të parë të ardhmen përpara se ajo të bëhet realitet.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



