Gjini e përshendet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin

Gjini e përshendet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin

“Aleanca ka kohë që ka nënvizuar me ngulm lojën e pandershme të Kurtit dhe partisë së tij”, deklaron kryetari Ardian Gjini.

“Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes”, shprehet ai.

Sipas Gjinit, Kurti “synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë”.

“Aleanca mbetet e qartë.

Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë:

1. Gazin amerikan

2. Të ndërtojë kapacitete energjetike

3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore

4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla

5. T’i lirojë bujqit nga tatimi në pronë

6. Të investojë në kryeqytet”, shkruan ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.