Von Cramon mirëpret lajmin për mosbashkëpunimin mes Listës së Studentëve dhe Listës Serbe

Von Cramon mirëpret lajmin për mosbashkëpunimin mes Listës së Studentëve dhe Listës Serbe

Eurodeputetja Viola von Cramon ka mirëpritur lajmin se Lista e Studentëve, e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi, nuk do të bashkëpunojë politikisht me Listën Serbe në Kosovë.

Përmes një reagimi në platformën X, Von Cramon e ka cilësuar këtë zhvillim si një ndryshim të rëndësishëm politik.

“Patjetër që është një ndryshim i madh. Le të shohim se si kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por tingëllon premtuese”, ka shkruar ajo.

Ky reagim vjen pas raportimeve se nuk do të ketë bashkëpunim politik ndërmjet Listës së Studentëve dhe Listës Serbe, e cila qeveris në të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.