Gjithçka ndryshon me Allegrin dhe Taren – Një nga yjet shpërthen nga motivimi

AC Milan ka hyrë në një epokë të re këtë verë, me ndryshime të rëndësishme në drejtim: Massimiliano Allegri është rikthyer në stolin ku ka bërë histori, ndërsa Igli Tare është emëruar drejtues i sektorit sportiv. Dhe duket se këto ndryshime kanë ndezur entuziazmin e jo pak figurave brenda klubit – përfshirë edhe sulmuesin e […]

Gjithçka ndryshon me Allegrin dhe Taren – Një nga yjet shpërthen nga motivimi

AC Milan ka hyrë në një epokë të re këtë verë, me ndryshime të rëndësishme në drejtim: Massimiliano Allegri është rikthyer në stolin ku ka bërë histori, ndërsa Igli Tare është emëruar drejtues i sektorit sportiv. Dhe duket se këto ndryshime kanë ndezur entuziazmin e jo pak figurave brenda klubit – përfshirë edhe sulmuesin e ri, Santiago Gimenez.

Në një intervistë për FOX Sports MX, babai i sulmuesit meksikan ka zbuluar atmosferën pozitive që po mbretëron rreth djalit të tij, duke theksuar se ardhja e Allegrit dhe Tares i ka dhënë një shtysë të madhe morale.

“Santi është shumë entuziast për gjithçka që po ndodh te Milani. Ardhja e Allegrit dhe Tares gjithashtu e bën atë entuziast,” – tha babai i Gimenez, i cili konfirmoi se djali i tij tashmë është bashkuar me skuadrën në stërvitje.

Dy “numra 9” në horizont

Sipas zërave nga brenda klubit, Allegri po eksperimenton me një skemë me dy sulmues qendrorë, që do të thotë se Gimenez mund të ketë një rol kyç në formacionin bazë. Kombinime me lojtarë si Rafael Leao apo Noah Okafor janë në tavolinë, ndonëse asnjëri prej tyre nuk është një “9” klasik.

Vetëm një “bomber” – për momentin

Aktualisht, Gimenez është i vetmi qendërsulmues natyral në skuadër, gjë që ka ngritur shqetësime për thellësinë në repartin ofensiv. Megjithatë, drejtuesit pritet të ndërhyjnë në merkato gjatë javëve në vijim, për të siguruar një tjetër “bomber” që do të ndihmojë në rotacion dhe konkurrencë.

Elementi latino që ndihmon integrimin

Një tjetër faktor që ka ndikuar pozitivisht te sulmuesi është prania e Pervis Estupiñán, mbrojtësit ekuadorian që sapo është transferuar në Milano. “Ai është gjithashtu i emocionuar që do të punojë me Estupinan, sepse është latino-amerikan,” – theksoi babai i tij. /ORAinfo/