Rrëfimi i papritur nga Albina: “Kam bërë operim në gji”

Në rubrikën “Koment për koment” të Prive by Liberta Spahiu, këngëtarja e dashur për publikun, Albina Kelmendi, ka ndarë një histori personale që deri më sot nuk ishte bërë e ditur. Ajo ka treguar se vitin e kaluar ka kaluar një periudhë të vështirë, duke iu nënshtruar një operacioni në gji. “Ne shpeshherë e kemi […]

Rrëfimi i papritur nga Albina: “Kam bërë operim në gji”

Në rubrikën “Koment për koment” të Prive by Liberta Spahiu, këngëtarja e dashur për publikun, Albina Kelmendi, ka ndarë një histori personale që deri më sot nuk ishte bërë e ditur. Ajo ka treguar se vitin e kaluar ka kaluar një periudhë të vështirë, duke iu nënshtruar një operacioni në gji.

“Ne shpeshherë e kemi fokusin vetëm tek puna, si me arritë te suksesi, edhe jeta është bë aq dinamike sa po e harrojmë që shëndeti është mbi të gjitha. Është diçka që jam ballafaquar vetë. Për fat të mirë, analiza ka dalë mirë, nuk ka rezultuar diçka shumë negative. Më është dashtë me iu nënshtru operacionit të gjirit,” ka treguar Albina.

Ajo shtoi se kjo përvojë i ka shërbyer si mësim i madh: “Më ka bë me mësu shumë. Unë tash i bëj rregullisht analizat, rregullisht kontrollat.”

Një rrëfim i ndjeshëm dhe i guximshëm, që sjell në vëmendje një mesazh të rëndësishëm për kujdesin ndaj vetes dhe shëndetit.