Gjykata Federale refuzon lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan

Sipas Gjykatës Federale, personi i dënuar për vrasjen e kryer në vitin 2009 identifikohet fuqishëm me të drejtën zakonore tradicionale shqiptare - Kanunin The post Gjykata Federale refuzon lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan appeared first on Albinfo.

Gjykata Federale refuzon lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan

Një kosovar i dënuar për vrasjen e gruas së tij nuk do të lirohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit 20-vjeçar, siç është rregull, në rastet kur i dëniari ka sjellje korrekte gjatë vuajtjes së dënimit. Gjykata Federale ka hedhur poshtë ankesën e tij, transmeton albinfo.ch. Ai kishte qëlluar gruan e tij në rrugë, në lokalitetin Riniken AG në vitin 2009, kur ajo donte të divorcohej prej tij.

Në një vendim të publikuar të enjten, Gjykata Federale mbështet pikëpamjen e Gjykatës Administrative të Aargaut, sipas së cilës mund të supozohet një prognozë e pafavorshme për personin tashmë 57-vjeçar. Për një lirim me kusht nuk bëhet fjalë në rrethanat e dhëna. Nga mesi i shtatorit 2022, ai kishte kryer dy të tretat e dënimit.

Një raport mjekësor ka zbuluar tek ai një çrregullim të kombinuar të personalitetit me komponentë narcistikë dhe paranojakë, shkruan sda.ch. Përveç kësaj, është identifikuar një gatishmëri “e natyrshme” e tij për të përdorur dhunën dhe një afinitet për armët. Siç shihet nga vendimi i Gjykatës Federale, personi i dënuar identifikohet fuqishëm me të drejtën zakonore tradicionale shqiptare – Kanunin.

Duke marrë parasysh këta faktorë dhe terapinë ambulatore të pasuksesshme më parë, gjykata administrative kishte të drejtë të refuzojë kërkesën e të dënuarit për lirim me kusht, shkruan Gjykata Federale, përcjell albinfo.ch. Kosovari thuhet gjithashtu se ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen në burg për pamjen e tij arrogante, veçanërisht kur ndjente se i lëndohej krenaria.

Burri i dhunshëm kishte vrarë gruan e tij me pesë të shtëna. Ai e kishte bërë këtë sepse kishte perceptimin se nderi i familjes së tij ishte fyer.

Çifti kishte tre fëmijë së bashku. Para krimit, ai ishte arrestuar një herë pasi kishte kërcënuar me armë gruan e tij.

The post Gjykata Federale refuzon lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan appeared first on Albinfo.