Gjykata ia cakton një muaj paraburgim kryeshefit të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi
Gjykata Themelore në Prishtinë, duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës i ka caktuar masën e paraburgimit kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e ka konfirmuar rastin për “Front Online”. Ndryshe, sot

Gjykata Themelore në Prishtinë, duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës i ka caktuar masën e paraburgimit kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e ka konfirmuar rastin për “Front Online”.
Ndryshe, sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Krasniqiit, i cili gjendet në ndalim nga 18 marsi i këtij viti.