Gjykata merr vendimin, Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së

FRANCË– Marine le Pen e së djathtës ekstreme në Francë dhe tetë deputetë të partisë së saj “Tubimi Kombëtar” janë shpallur të hënën fajtorë nga një gjykatë në Paris, për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian për të financuar partinë e saj. Dënimet e tyre nuk janë lexuar ende, raportojnë mediat franceze. Prokurorët vitin e [...]Read More...

Gjykata merr vendimin, Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së

FRANCË– Marine le Pen e së djathtës ekstreme në Francë dhe tetë deputetë të partisë së saj “Tubimi Kombëtar” janë shpallur të hënën fajtorë nga një gjykatë në Paris, për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian për të financuar partinë e saj.

Dënimet e tyre nuk janë lexuar ende, raportojnë mediat franceze.

Prokurorët vitin e kaluar kanë thënë se dënimi i Le Pen nuk duhet të jetë vetëm një gjobë prej 300,000 eurosh dhe burgim, por edhe pamundësi për të kandiduar për poste publike për pesë vjet.

Sipas prokurorëve, papranueshmëria duhet të fillojë menjëherë, dhe jo të pezullohet në pritje të apelit që Marine Le Pen pritet të paraqesë nëse dënohet. Kjo do të godiste shpresat e saj për të kandiduar për presidente në vitin 2027.

Marine Le Pen dhe 24 persona të tjerë nga partia e saj e ekstremit të djathtë, përfshirë zyrtarë partie, punonjës, eurodeputetë dhe asistentë, u gjykuan në nëntor të vitit të kaluar për akuzat se kishin marrë para nga Parlamenti Europian si pjesë e një skeme të supozuar me vende pune të rreme. Në vend që paratë të shpenzoheshin për stafin e BE-së, ata u akuzuan se i kanë përdorur për ta paguar stafin e partisë në Francë.

Parlamenti Europian vlerësoi se fondet e përvetësuara arrinin vlerën e rreth 7 milionë eurove. Le Pen dhe të tjerët i kanë mohuar akuzat./abcnews.al