Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in
Gjykatësi federal, Carl Nichols ka marrë vendimin që hapi rrugën për një nga hapat e fundit të administratës së presidentit, Donald Trump në shpërbërjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Në fakt, ky vendim i jep administratës së presidentit të fillojë tërheqjen e mijëra punonjësve të USAID-it nga e gjithë vendi dhe bota. Gjykatësi […] The post Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in appeared first on Albinfo.

Gjykatësi federal, Carl Nichols ka marrë vendimin që hapi rrugën për një nga hapat e fundit të administratës së presidentit, Donald Trump në shpërbërjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në fakt, ky vendim i jep administratës së presidentit të fillojë tërheqjen e mijëra punonjësve të USAID-it nga e gjithë vendi dhe bota. Gjykatësi nuk pranoi t’i mbajë ata përkohësisht në detyrë, që do të thotë se tani fillon afati 30-ditor për kthimin e punonjësve të USAID-it nga jashtë, me shpenzimet e qeverisë amerikane, transmeton albinfo.ch.
Vendimi pason një padi të paraqitur nga sindikatat në emër të punonjësve të Agjencisë, duke përfshirë ata që rrezikojnë të mbeten jashtë vendit.
Në padi pretendohet se administrata e Trumpit ka vonuar kthimin e punonjësve dhe bashkëshortëve të tyre nga jashtë, duke rrezikuar ata që tashmë janë në arrati nga dhuna politike në Kongo, pa asnjë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Padia gjithashtu sfidon kushtetutshmërinë e shpërbërjes së USAID-it, duke argumentuar se një veprim i tillë do të kërkonte miratimin e Kongresit. Megjithatë, gjykatësi Nichols vlerësoi se ky mosmarrëveshje duhet të zgjidhet në përputhje me ligjin federal të punësimit dhe jo në një gjykatë rrethi, raporton politico.
The post Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in appeared first on Albinfo.