Gjykatësi i tretë federal bllokon urdhrin e Presidentit Trump për të drejtën e shtetësisë në lindje

Një gjykatës tjetër federal bllokoi të hënën urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, që i jep fund të drejtës së shtetësisë për fëmijët e personave që qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të jashtëligjshme. Ai është gjykatësi i tretë që bllokon këtë urdhër. Vendimi i gjykatësit të Gjykatës së Qarkut në Nju Hempshir, Joseph [...]Read More...

Gjykatësi i tretë federal bllokon urdhrin e Presidentit Trump për të drejtën e shtetësisë në lindje

Një gjykatës tjetër federal bllokoi të hënën urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, që i jep fund të drejtës së shtetësisë për fëmijët e personave që qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të jashtëligjshme. Ai është gjykatësi i tretë që bllokon këtë urdhër.

Vendimi i gjykatësit të Gjykatës së Qarkut në Nju Hempshir, Joseph N. Laplante vjen pas dy vendimeve të ngjashme të gjykatësve në Siatëll dhe Merilend. Padia, e bërë nga Unioni amerikan për të Drejtat Civile, pretendon se urdhri i Trump shkel Kushtetutën dhe “përpiqet që të zhbëjë njërën prej vlerave kushtetuese themelore amerikane”.

Administrata republikane e Presidentit Trump thotë se fëmijët e atyre personave që nuk janë shtetas amerikanë nuk janë “subjekt i juridiksionit” të Shteteve të Bashkuara dhe për rrjedhojë nuk gëzojnë të drejtën e shtetësisë.

Administrata e ka dërguar vendimin e gjykatësit të Siatëllit në gjykatën e apelit. Në qendër të padive në të tre rastet është Amendamenti i 14 i Kushtetutës, i ratifikuar në vitin 1868 pas Luftës Civile dhe në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në rastin e Dred Scott-it, në të cilin thuhet se Scott, një skllav, nuk ishte shtetas ndërsa jetonte në një shtet ku skllavëria ishte shpallur e jashtëligjshme.