Gjysma e gjermanëve mbështesin bashkëpunimin me AfD-në e ekstremit të djathtë për migracionin

Një shumicë e ngushtë e votuesve gjermanë miratojnë vendimin e diskutueshëm të liderit konservator Friedrich Merz, për të nxitur reformat e migracionit në parlament me mbështetjen e Alternativës për Gjermaninë (AfD), të ekstremit të djathtë. Një sondazh i kryer nga instituti kërkimor YouGov zbuloi sot se 52% e të anketuarve mbështetën lëvizjen e Merz javën […] The post Gjysma e gjermanëve mbështesin bashkëpunimin me AfD-në e ekstremit të djathtë për migracionin appeared first on Albinfo.

Gjysma e gjermanëve mbështesin bashkëpunimin me AfD-në e ekstremit të djathtë për migracionin

Një shumicë e ngushtë e votuesve gjermanë miratojnë vendimin e diskutueshëm të liderit konservator Friedrich Merz, për të nxitur reformat e migracionit në parlament me mbështetjen e Alternativës për Gjermaninë (AfD), të ekstremit të djathtë.

Një sondazh i kryer nga instituti kërkimor YouGov zbuloi sot se 52% e të anketuarve mbështetën lëvizjen e Merz javën e kaluar,  ndërsa 38% nuk e miratuan.

Gjermania është tronditur nga protesta pasi Merz duket se ka rrëzuar “murin e zjarrit” kundër bashkëpunimit me të djathtën ekstreme, duke miratuar sot një mocion jodetyrues në Bundestag, ose Dhomën e Ulët të parlamentit, me votat e AfD.

Megjithatë, sondazhi  i kryer midis të premtes dhe të martës,  zbulon se shumica e gjermanëve mbështesin masat, me 63% në favor të kthimit të emigrantëve pa leje të vlefshme për të hyrë në vend në kufi, edhe nëse ata aplikojnë për azil. Vetëm 25% e kundërshtuan politikën.

Ndërsa masat janë të njohura, një shumicë e qartë e të anketuarve (62%) nuk besojnë se AfD duhet të përfshihet në një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të 23 shkurtit.

Partia, e cila është nën hetim nga shërbimet vendase të inteligjencës – si një grup i dyshuar ekstremist, po renditet në vendin e dytë me më shumë se 20% të votave.

Friedrich Merz, favoriti për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ka këmbëngulur se blloku i tij i qendrës së djathtë, Unioni Kristiandemokrat/Bashkimi Kristiansocial (CDU/CSU), nuk do të punojë me AfD-në – pavarësisht votimit të javës së kaluar. Sondazhi zbuloi se 49% e të anketuarve i besojnë Merz, ndërsa 32% nuk i besojnë.

 

 

 

 

The post Gjysma e gjermanëve mbështesin bashkëpunimin me AfD-në e ekstremit të djathtë për migracionin appeared first on Albinfo.