Uji në Gostivar prej sot i sigurt për pije (VIDEO)
UJI I GOSTIVARIT SHPALLET I PIJSHËM, NGA SOT HIQET NDALESA
Në Gostivar është mbajtur sot konferenca për shtyp e Shtabit Qendror për Menaxhimin e Krizave, ku zyrtarisht është njoftuar se hiqet ndalesa për pirjen e ujit nga ujësjellësi i qytetit.
Pas analizave dhe kontrolleve të kryera nga institucionet kompetente, është konfirmuar se uji nga ujësjellësi i Gostivarit është i sigurt për pirje dhe për përgatitjen e ushqimit.
Me këtë vendim, pas disa javësh ndalese, qytetarët e Gostivarit mund ta përdorin përsëri ujin e rubinetit për konsum.(INA)
KLIKO VIDEON KÉTU
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.