“Gota Coffee Experts” në Vjenë shpallet ndër më të mirat në botë për vitin 2025

Cila është kafeneja më e mirë në botë për vitin 2025? The post “Gota Coffee Experts” në Vjenë shpallet ndër më të mirat në botë për vitin 2025 appeared first on Albinfo.

“Gota Coffee Experts” në Vjenë shpallet ndër më të mirat në botë për vitin 2025

Është zyrtare: Sydney e ka kafenenë më të mirë në botë.

Të paktën kështu paraqitet në listën e re të top kafeneve të botës, me qytetin australian që i ka mposhtur të gjitha të tjerat.

Kafeneja “Toby’s Estate Coffee Roasters” u kurorëzua si më e mira në botë, ndërsa më pas u rendit kafeneja “Onyx” në Arkansas, “Gota Coffee Experts” në Vjenë, “Proud Mary” në Melbourne dhe “Tim Wendelboe” në Oslo, raportoi CNN, përcjell albinfo.ch.

Në top dhjetë kafenetë më të mira u futën edhe të tjera në Singapor, Francë, Malajzi dhe Kolumbi.

Kafenetë u vlerësua në bazë të disa faktorëve, duke filluar nga kualiteti i kafesë dhe ushqimi, praktikat dhe shërbimi ndaj konsumatorëve. Vlerësimet e njerëzve dhe ekspertëve u morën parasysh dhe u futën në platformën “Top 100 kafenetë më të mira në botë”, e cila më pas nxori fituesin.

The post “Gota Coffee Experts” në Vjenë shpallet ndër më të mirat në botë për vitin 2025 appeared first on Albinfo.