Ambasada i bashkohet thirrjes së Sarrazin për formim të shpejtë të Qeverisë: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

“Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re dhe ajo të angazhohet në mënyrë aktive në dialog”. Kështu ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ndër tjerash, Manuel Sarrazin, i dërguari specual i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor Këto qëndrime të Sarrazin i ka mbështetur ‘‘plotësisht’’ edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Ambasada i bashkohet thirrjes së Sarrazin për formim të shpejtë të Qeverisë: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

“Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re dhe ajo të angazhohet në mënyrë aktive në dialog”. Kështu ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ndër tjerash, Manuel Sarrazin, i dërguari specual i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor

Këto qëndrime të Sarrazin i ka mbështetur ‘‘plotësisht’’ edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Nga ambasada është thënë që tanë është koha që partitë në Kosovë të vënë përpara interesin e vendit dhe që të punojnë së bashku.

‘‘Ne jemi plotësisht dakord me mendimet e Dërguarit të Posaçëm Sarrazin në intervistën e tij të fundit. Tani është koha që partitë kosovare të vënë përpara interesin e vendit dhe të punojnë së bashku’’, është shkruar nga ambasada.