Trump: Trudeau ka shkaktuar probleme me politikat e dobëta kufitare

Presidenti amerikan Donald Trump foli dje në telefon me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, për mosmarrëveshjen mbi tarifat reciproke. “Telefonata përfundoi në një mënyrë disi miqësore!” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Trudeau e kishte telefonuar dhe e kishte pyetur se çfarë mund të bëhej në lidhje me tarifat, shkroi Trump. Presidenti amerikan tha [...]Read More...

Trump: Trudeau ka shkaktuar probleme me politikat e dobëta kufitare

Presidenti amerikan Donald Trump foli dje në telefon me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, për mosmarrëveshjen mbi tarifat reciproke.

“Telefonata përfundoi në një mënyrë disi miqësore!” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Trudeau e kishte telefonuar dhe e kishte pyetur se çfarë mund të bëhej në lidhje me tarifat, shkroi Trump. Presidenti amerikan tha se i shpjegoi Trudeau-së se shumë amerikanë kishin vdekur nga kontrabandimi i fentanilit përmes kufijve të Kanadasë dhe Meksikës në SHBA.

Trump tha se Trudeau e siguroi atë se gjërat ishin përmirësuar, por presidenti amerikan i tha se “kjo nuk është e mjaftueshme”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzoi kryeministrin kanadez se e kishte shkaktuar problemin me “politikat e tij të dobëta kufitare”.

“Këto politika janë përgjegjëse për vdekjen e shumë njerëzve”, shkroi presidenti amerikan.

Trump akuzoi gjithashtu Trudeau-në për përdorimin e mosmarrëveshjes tregtare për të qëndruar në pushtet.

“Paç fat, Justin!”, ka shkruar ai.

Më herët, Shtëpia e Bardhë deklaroi se qeveria e SHBA-së ka dhënë një afat prej një muaji për prodhuesit amerikanë të makinave në mosmarrëveshjen për tarifat me Meksikën dhe Kanadanë.

Trump ka folur me tre prodhuesit kryesorë të makinave amerikane ”General Motors”, ”Ford” dhe ”Stellantis”, u tha gazetarëve zëdhënësja e tij Karoline Leavitt.

“Ne do të bëjmë një përjashtim për një muaj për çdo automjet që kalon përmes USMCA”, tha ajo.

USMCA është Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut e nënshkruar nga SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja gjatë mandatit të parë të Trump.

“Me kërkesë të kompanive të lidhura me USMCA, presidenti po u bën atyre një përjashtim për një muaj, në mënyrë që ata të mos jenë në dizavantazh ekonomik”, shtoi Leavitt.

Tarifat e shpallura nga Trump për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja hynë në fuqi të martën.

Tarifat prej 25% tani zbatohen për mallrat që importohen nga Kanadaja dhe Meksika në SHBA. Kanadaja është kundërpërgjigjur me tarifat e veta dhe Meksika pritet të bëjë një njoftim të dielën