Granit Xhaka dhe Breel Embolo rikthehen te Zvicra, Murat Yakin flet për dy futbollistët

Granit Xhaka dhe Breel Embolo rikthehen te Zvicra, Murat Yakin flet për dy futbollistët

Granit Xhaka dhe Breel Embolo janë rikthyer në përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve, transmeton albinfo.ch.

Të dy futbollistët munguan në grumbullimin e fundit, në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, pasi kishin siguruar certifikata të falsifikuara të COVID-19.

Ndërkohë, Federata Zvicerane e Futbollit ka vendosur të mos shqiptojë masa të tjera ndëshkuese ndaj tyre, duke u hapur rrugën rikthimit në ekipin kombëtar.

Përzgjedhësi Murat Yakin ka vendosur t’i përfshijë të dy në listën e futbollistëve për dy ndeshjet e nëntorit.

Në një prononcim për rikthimin e tyre, Yakin ka folur për rëndësinë e dy futbollistëve në përfaqësuese dhe pritshmëritë nga ta në vazhdim./Albinfo.ch

The post Granit Xhaka dhe Breel Embolo rikthehen te Zvicra, Murat Yakin flet për dy futbollistët appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.