Granit Xhaka në përkrahje të Gjestit, publikon Instastory me mbishkrimin: “Ka puls”
Është kthyer në një fenomen. Ish banori i Big Brother Vip Kosova, tash pjesëmarrës në formatin e Big Brother Vip Albania, Gjesti ka fituar zemrat e publikut. Duket se përkrahës i tij është edhe lojtari i famshëm shqiptar, Granit Xhaka, transmeton lajmi. Xhaka ka publikuar një storje në rrjetin e tij social, Instagram ku shkruan: […]

Është kthyer në një fenomen. Ish banori i Big Brother Vip Kosova, tash pjesëmarrës në formatin e Big Brother Vip Albania, Gjesti ka fituar zemrat e publikut.
Duket se përkrahës i tij është edhe lojtari i famshëm shqiptar, Granit Xhaka, transmeton lajmi.
Xhaka ka publikuar një storje në rrjetin e tij social, Instagram ku shkruan: “Ka puls”.
Kjo shprehje është bërë tashmë shumë e famshme nga përkrahësit e artistit shqiptar.
Pas hyrjes së tij në Big Brother Vip Albania, Gjesti ka marrë përkrahje të madhe nga Kosova dhe Shqipëria ku së fundmi i është dërguar edhe një dron në përkrahje të tij.