Granit Xhaka sot përball Bayern Munchen
Prej orës 21:00 do të zhvillohet ndeshja Bayer Leverkusen – Bayern Munchen. Derbi gjerman pritet të jetë i zjarrtë. Bayerni e ka fituar 3:0 ndeshjen në shtëpi, por te Leverkuseni janë të përkushtuar të luftojnë deri në fund për ta përmbysur rezultatin. Skuadra ku paraqitet Granit Xhaka pret përkrahje të madhe edhe nga shikuesit. Të […] The post Granit Xhaka sot përball Bayern Munchen appeared first on Albinfo.

Prej orës 21:00 do të zhvillohet ndeshja Bayer Leverkusen – Bayern Munchen.
Derbi gjerman pritet të jetë i zjarrtë. Bayerni e ka fituar 3:0 ndeshjen në shtëpi, por te Leverkuseni janë të përkushtuar të luftojnë deri në fund për ta përmbysur rezultatin.
Skuadra ku paraqitet Granit Xhaka pret përkrahje të madhe edhe nga shikuesit. Të hënën kampioni në fuqi i Gjermanisë mori lajm të keq. Njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm, Florian Wirtz ka pësuar lëndim serioz dhe do të mungojë disa javë.
“Më vjen keq për Wirtzin, që ishte në moment shumë të mirë. Por tani është momenti i duhur për të dëshmuar që jemi ekip i kompletuar dhe që mund të fitojmë pa të. Për të është e rëndësishme të vazhdojmë në Ligën e Kampionëve, që të mund të luajë sërish në këtë garë”, ka thënë trajneri i Leverkusenit, Xabi Alonso.
“Hapi i parë është të besojmë. Ne dhe tifozët në stadium. Ata duhet të besojnë nga sekondi i parë që jemi në gjendje të kualifikohemi. Nëse luajmë me zemër, pasion, agresivitet, intensitet dhe me kokë të ftohtë, atëherë kemi gjasa. E dimë se sa e vështirë është, por ndonjëherë një situatë e vështirë krijon diçka epike”, ka shtuar Alonso.
Te Bayerni synojnë tjetër fitore, ndonëse kanë përparësi të madhe nga ndeshja e parë.
“Kur je te Bayerni është më e lehtë në aspektin mental. Gjithnjë dëshiron të fitosh këtu. Duam të marrim rezultatin që na dërgon tutje. Kur luajmë ndeshje futemi në të me synim për të fituar”, ka thënë trajneri i Bayernit, Vincent Kompany.
The post Granit Xhaka sot përball Bayern Munchen appeared first on Albinfo.