Gresa e Big Brotherit përfundon me polici te koka, tregon momentin e rëndë që përjetoi sot
Ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi nuk ka kaluar një moment të mirë sot, pasi është dënuar nga policia. Sipas një postim ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, aktorja e njohur tregoi që është dënuar për shkak se nuk e ka vënë rripin e sigurisë. Mirëpo, përpos […]

Ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi nuk ka kaluar një moment të mirë sot, pasi është dënuar nga policia.
Sipas një postim ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, aktorja e njohur tregoi që është dënuar për shkak se nuk e ka vënë rripin e sigurisë.
Mirëpo, përpos dënimit që mori, ajo pati edhe kritika për policët, sepse sipas asaj që tha Gresa, zyrtarët policorë nuk kanë pasur sjellje të mirë ndaj saj.
Ndryshe, Gresa Gashi është një aktore dhe ish-banore e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”.
Në “Big Brother VIP Kosova 3”, Gresa u dallua për personalitetin e saj energjik dhe të drejtpërdrejtë.
Ajo përshkroi veten si një vajzë e buzëqeshur, temperamentale dhe plot energji.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo u nominua pesë herë dhe u largua pas 92 ditësh, duke u renditur në vendin e shtatë./ORAinfo/