Gresa ia faturon gjithçka produksionit:E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi, ishte e ftuar në emisionin Big Talk. Ajo mori vëmendjen e të gjithëve me deklaratat e saj të forta. Ajo nuk ngurroi të shprehte mendimet e saj për finalistet dhe për mënyrën se si ishin zhvilluar ngjarjet. Ajo goditi produksionin, duke theksuar se disa prej banorëve të […]

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi, ishte e ftuar në emisionin Big Talk. Ajo mori vëmendjen e të gjithëve me deklaratat e saj të forta.
Ajo nuk ngurroi të shprehte mendimet e saj për finalistet dhe për mënyrën se si ishin zhvilluar ngjarjet. Ajo goditi produksionin, duke theksuar se disa prej banorëve të tjerë ishin udhëzuar për veprime të caktuara nga dhoma e rrëfimit.
Kur moderatoja e pyeti se kush ishte lojtari më i fortë brenda shtëpisë, Gresa u përgjigj menjëherë: “Lojtari më i fortë është padyshim Vullneti.” Ajo shtoi se asnjë tjetër nuk mund të krahasohej me të, pasi disa prej banorëve nuk i kishte parë si lojtarë të fortë.
“Asnjë tjetër nuk e shoh, sepse nuk mundem të shoh një banor që e ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë, si lojtar të fortë. Nuk mundem ta shoh një lojtar qe rri vetëm me pizhame dhe pi caj, si lojtar të fortë”
Ndërsa moderatoja e emisionit e përmendi që produksioni nuk mund t’u ketë dhënë udhëzime banorëve, Gresa nuk hezitoi të thoshte se kishte fakte për këtë.
“Edhe kam fakte” – tha ajo, duke nxitur më shumë diskutim rreth mundësisë së manipulimit në lojë.