Greva në 13 aeroporte gjermane, fluturimet nga Prishtina për në Gjermani po realizohen sipas orarit

Greva një-ditore që përfshiu 13 aeroporte gjermane gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar anulimin e disa fluturimeve nga Prishtina në drejtim të Gjermanisë. Megjithatë, situata është zgjidhur, derisa sot nuk ka pasur fluturime të anuluara për në Gjermani. Kështu e bëri të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara. “Nuk ka pasur anulime

Greva në 13 aeroporte gjermane, fluturimet nga Prishtina për në Gjermani po realizohen sipas orarit

Greva një-ditore që përfshiu 13 aeroporte gjermane gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar anulimin e disa fluturimeve nga Prishtina në drejtim të Gjermanisë.

Megjithatë, situata është zgjidhur, derisa sot nuk ka pasur fluturime të anuluara për në Gjermani.

Kështu e bëri të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara.

“Nuk ka pasur anulime, të gjitha fluturimet po realizohen sipas orarit të parashikuar”, theksoi Gara, transmeton Periskopi.

Ndër të tjera, dje Policia Kufitare e Aeroportit të Prishtinës kishte njoftuar pasagjerët se, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve në aeroporte të Gjermanisë, , mund të ndodhnin anulime fluturimesh për ato destinacione.