Grubi tallet me opozitën shqiptare: Ecni te shpia, mos e harroni adapterin

Welcome to Kosova Today

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin e partive opozitare shqiptare që dolën mijëra vota prapa në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajt dje. “Mos e harroni adapterin!”, ishte një nga postimet e Grubit në Facebook mbrëmë. […]

Grubi tallet me opozitën shqiptare: Ecni te shpia, mos e harroni adapterin

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin e partive opozitare shqiptare që dolën mijëra vota prapa në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajt dje.

“Mos e harroni adapterin!”, ishte një nga postimet e Grubit në Facebook mbrëmë. Ai s’e fshehu entuziazmin që ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kandidati për president i Frontit Europian të udhëhequr nga BDI-ja, sipas rezultateve të para doli i treti në garë me 81.748 vota apo 15.63 % të votave të fituara.

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, kandidat i koalicionit të partive opozitare shqiptare, sipas rezultateve të para, ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.

“Pa shikoje top listën, ec te shpija tani merre valixhen!!! Te kemi hup fajllën biro!”, shrkoi ndër tjerash Grubi në Facebook.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Maqedonis Veriut Bashkimi Demokratik Integrim Grubit Facebook Jashtme Bujar Osmani Frontit Europian Kryetari Gostivarit Arben Taravari Grubi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Maqedonis Veriut Bashkimi Demokratik Integrim Grubit Facebook Jashtme Bujar Osmani Frontit Europian Kryetari Gostivarit Arben Taravari Grubi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online