Hajdari: Numri i turistëve në Kosovë në 4 vjetët e fundit është rritur
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe e Tregtisë, Rozeta Hajdari në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2025”, që u hap në Prishtinë deklaroi se numri i turistëve në Kosovë katër vjetët e kaluar ka shënuar rritje 50 për qind, krahasuar me periudhën 2017–2020. “Si një shtyllë kyçe e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe e Tregtisë, Rozeta Hajdari në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2025”, që u hap në Prishtinë deklaroi se numri i turistëve në Kosovë katër vjetët e kaluar ka shënuar rritje 50 për qind, krahasuar me periudhën 2017–2020.
“Si një shtyllë kyçe e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme, turizmi ka rolin themelor në lidhjen e njerëzve dhe kulturave në rajon dhe botë. Vetëm në këtë mandat kemi rritje prej 50% të numrit të turistëve krahasuar me vitet 2017–2020,” tha Hajdari.
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, tha se viti i kaluar u mbyll me një rritje prej 36.8 për qind në turizëm dhe shprehu pritjet që edhe ky vit të jetë i suksesshëm.