Hapet Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve “New York 2025”

Ka hapur dyert për profesionistët Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve “New York 2025”. Në panairin e 125-të ndërkombëtar të automjeteve i cili po zhvillohet në qytetin New York të SHBA-së janë ekspozuar modelet e fundit të automjeteve të kompanive të ndryshme. Në panairin e parë dhe më të madh të automjeteve në Amerikën e Veriut, për [...]Read More...

Hapet Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve “New York 2025”

Ka hapur dyert për profesionistët Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve “New York 2025”.

Në panairin e 125-të ndërkombëtar të automjeteve i cili po zhvillohet në qytetin New York të SHBA-së janë ekspozuar modelet e fundit të automjeteve të kompanive të ndryshme.

Në panairin e parë dhe më të madh të automjeteve në Amerikën e Veriut, për dy ditë me radhë anëtarët e industrisë së automjeteve dhe të mediave do të kenë mundësi t’i shohin nga afër mjetet e ekspozuara.

Panairi për publikun do të hapet më 18 prill ndërsa do të qëndrojë i hapur deri më 27 prill.

Panairi ndërkombëtar i automjeteve në New York për herë të parë u organizua në vitin 1900 në “Madison Square Garden”.