Hajnat bëjnë kërdi në Ferizaj, vjedhin para e stoli në vlerë prej 25 mijë eurosh

Welcome to Kosova Today

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur  në rrugën “Nazmi Uksmajli”, në Ferizaj të shtunën rreth orës 22:55. 25 mijë euro është shuma që u dëmtua një familje në Ferizaj. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka dhënë detaje për rastin në fjalë. Ai deklaroi për Front Online tha se personat e dyshuar kishin vjedhur […]

Hajnat bëjnë kërdi në Ferizaj, vjedhin para e stoli në vlerë prej 25 mijë eurosh

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur  në rrugën “Nazmi Uksmajli”, në Ferizaj të shtunën rreth orës 22:55.

25 mijë euro është shuma që u dëmtua një familje në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

Ai deklaroi për Front Online tha se personat e dyshuar kishin vjedhur 12 mijë euro stoli dhe 13 mijë e 500 euro para të gatshme.

“Me datën 06.04.2024 rreth orës 22:55 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Nazmi Uksmajli” në një shtëpi banimi është një rast i vjedhjes së rëndë. Policët e rendit, hetuesit e stacionit, e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para është mësuar se personi/at të panjohur me forcë kishin depërtuar brenda shtëpisë dhe dyshohet se nga aty kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 12000 euro dhe para të gatshme rreth 13500 euro, si dhe kishin shkaktuar dëme materiale në derën hyrëse të shtëpisë.

Ndërsa në momentin e kryerjes së vjedhjes pronari me familjarët e tij nuk ishin në shtëpi. Nga hetuesit rajonal janë marrë tē gjitha veprimet hetimore, është ekzaminuar vendi i ngjarjes dhe po punohet intesivisht në identifikimin dhe kapjen e personit/ave të dyshuar. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar”, deklaroi Veseli.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Nazmi Uksmajli Ferizaj Ferizajt Kanun Veseli Front Online Polic

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Nazmi Uksmajli Ferizaj Ferizajt Kanun Veseli Front Online Polic

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online