Hakan Fidan: Turqia është e gatshme të kontribuojë për paqen në Ukrainë
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi në Ankara në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus Sergei Lavrov se Turqia është e gatshme të kontribuojë për paqen në Ukrainë. Duke kujtuar se Shtetet e Bashkuara kanë nisur një iniciativë për t’i dhënë fund luftës ruso-ukrainase përmes negociatave, Fidan theksoi se [...]Read More...

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi në Ankara në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus Sergei Lavrov se Turqia është e gatshme të kontribuojë për paqen në Ukrainë.
Duke kujtuar se Shtetet e Bashkuara kanë nisur një iniciativë për t’i dhënë fund luftës ruso-ukrainase përmes negociatave, Fidan theksoi se “kjo nismë përkon me politikën që Turqia ka ndjekur që nga fillimi i konfliktit”.
“Ne i kushtojmë rëndësi të madhe nismës së re të SHBA-së si një qasje e orientuar drejt rezultateve. Ne besojmë se një zgjidhje mund të arrihet përmes negociatave që do të ofrojnë një kornizë paqësore.
Ne jemi gjithashtu, si më parë, të gatshëm për të pritur negociatat,” tha ministri i Jashtëm turk.
Ai konfirmoi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi dhe shtoi se kjo është një masë e rëndësishme për ndërtimin e besimit./abcnews.al