Hamasi liron pesë tajlandez

Lirimi i pengjeve nga robëria e Hamasit vazhdon. Pesë shtetas tajlandez u kthyen në Tajlandë. Tajlandezët e liruar u mirëpritën nga familjarët e tyre në aeroportin Suvarnabhumi në Bangkok dhe u kthyen në vend të shoqëruar nga ministrja e Jashtme Marisa Sangiyampongsa. Ministria e Jashtme e Tajlandës beson se një shtetas tajlandez është ende i [...]Read More...

Hamasi liron pesë tajlandez

Lirimi i pengjeve nga robëria e Hamasit vazhdon. Pesë shtetas tajlandez u kthyen në Tajlandë. Tajlandezët e liruar u mirëpritën nga familjarët e tyre në aeroportin Suvarnabhumi në Bangkok dhe u kthyen në vend të shoqëruar nga ministrja e Jashtme Marisa Sangiyampongsa. Ministria e Jashtme e Tajlandës beson se një shtetas tajlandez është ende i bllokuar në Rripin e Gazës dhe ministri thotë se pritet të kthehen edhe trupat e dy tajlandezëve të vrarë.

Kreu i Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Hetimin e Territorit të Pushtuar Palestinez, Navy Pillay, tha se plani i presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës shkel ligjin ndërkombëtar dhe do të përbënte “spastrim etnik”.

“Trump është jashtëzakonisht injorant i ligjit ndërkombëtar dhe ligjit të okupimit. Zhvendosja e detyruar e një grupi të pushtuar është një krim ndërkombëtar dhe përbën spastrim etnik. Nuk ka asnjë mënyrë sipas ligjit që Trump të mund të zbatojë kërcënimin e tij për të zhvendosur palestinezët nga toka e tyre”, tha Pillay.

Pillay, një gjyqtare nga Afrika e Jugut, tha gjithashtu se ajo do të mbështeste padinë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj Izraelit për aparteid dhe u bëri thirrje vendeve që të vendosin sanksione ndaj Tel Avivit për sistemin e tij të segregacionit, siç bënin dikur në Afrikën e Jugut.

Ushtria izraelite ka vrarë të paktën 110 palestinezë në Rripin e Gazës që nga fillimi i marrëveshjes së armëpushimit muajin e kaluar, sipas OJQ-së Euromed për monitorimin e të drejtave të njeriut./abcnews.al