Hamasi liron tre pengje të tjerë izraelitë
Hamasi dhe Izraeli po vazhdojnë sot me shkëmbimin e gjashtë të pengjeve izraelitë për të burgosurit palestinezë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e cila këtë javë iu afrua kolapsit. Automjetet e Kryqit të Kuq mbërritën më herët në vendin ku u dorëzuan pengjet: izraelito-rusi Alexander Troufanov, izraelito-argjentinasi Yair Horn dhe izraelito-amerikani Sagui [...]Read More...

Hamasi dhe Izraeli po vazhdojnë sot me shkëmbimin e gjashtë të pengjeve izraelitë për të burgosurit palestinezë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e cila këtë javë iu afrua kolapsit.
Automjetet e Kryqit të Kuq mbërritën më herët në vendin ku u dorëzuan pengjet: izraelito-rusi Alexander Troufanov, izraelito-argjentinasi Yair Horn dhe izraelito-amerikani Sagui Dekel-Chen.
Sot më vonë Izraeli do të lirojë 369 të burgosur palestinezë, sipas Zyrës Palestineze të Mediave të të Burgosurve.
Të hënën, Hamasi tha se nuk do t’i lironte pengjet në fundjavë, duke fajësuar Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Nga ana tjetër, Izraeli kërcënoi se nëse pengjet nuk liroheshin deri në mesditë, do të rifillonte sulmet në Gaza./abcnews.al