Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar prioritetin e partisë për arsimin, duke siguruar se do të krijohet mundësia për të rinjtë që të realizojnë ëndrrat e tyre, pa u penguar nga kufizimet financiare. Ai njoftoi se çdo vit do të ndahen 25 milionë euro për bursa studentore, duke mundësuar mbështetje për mijëra

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar prioritetin e partisë për arsimin, duke siguruar se do të krijohet mundësia për të rinjtë që të realizojnë ëndrrat e tyre, pa u penguar nga kufizimet financiare.
Ai njoftoi se çdo vit do të ndahen 25 milionë euro për bursa studentore, duke mundësuar mbështetje për mijëra të rinj në Kosovë.
“Ne e kemi prioritet tepër të lartë arsimin, arsim për të ardhmen. Unë, kryeministër ju siguroj dhe garantoj që vajzë apo djalë që nuk ka mujt me i realizu ëndrrat, për shkak të kufizimit financiar, nuk ka me pas në Kosovë”, thotë Hamza.
“Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë”, shtoi ai./Gazeta10