Hamza nga Reçaku: Ne do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë
Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në këtë fshat. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hamza thotë se si simbol i përpjekjeve për drejtësi dhe si kujtesë kolektive për gjeneratat e reja, do ta ndërtojë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë. “Nder dhe lavdi e

Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në këtë fshat.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hamza thotë se si simbol i përpjekjeve për drejtësi dhe si kujtesë kolektive për gjeneratat e reja, do ta ndërtojë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë.
“Nder dhe lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut! Kosova e forcuar nga dhimbja, sot kujton me krenari, kërkon drejtësi dhe të vërtetën e saj do ta mbrojë me çdo kusht. Si simbol të përpjekjeve për drejtësi dhe si kujtesë kolektive për gjeneratat e reja, ne do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë. E vërteta e popullit tonë do të mbetet e paprekur dhe e mbrojtur për gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar ai.