Hap dyert panairi i mobilieve në Stokholm, prezantohen edhe ato nga Kosova

Sot, më datë 4 shkurt janë hapur dyert e panarit më të madh të mobileve në Stokholm, ku disa kompani kosovare do të prezantojnë produktet e tyre nga druri, transmeton albinfo.ch. Kosova ka stendën A14:50 në Stockholmsmässan, Älvsjö me 4-8 Shkurt 2025. Kompanitë e mobilieve dhe përpunimit të drurit nga Kosova do të prezantojnë dizajnet […] The post Hap dyert panairi i mobilieve në Stokholm, prezantohen edhe ato nga Kosova appeared first on Albinfo.

Hap dyert panairi i mobilieve në Stokholm, prezantohen edhe ato nga Kosova

Sot, më datë 4 shkurt janë hapur dyert e panarit më të madh të mobileve në Stokholm, ku disa kompani kosovare do të prezantojnë produktet e tyre nga druri, transmeton albinfo.ch.
Kosova ka stendën A14:50 në Stockholmsmässan, Älvsjö me 4-8 Shkurt 2025.
Kompanitë e mobilieve dhe përpunimit të drurit nga Kosova do të prezantojnë dizajnet e tyre unike në platformën kryesore të Skandinavisë për mobilie dhe ndriçim.
Mos e humbisni mundësinë për të parë krijimet më të mira të Kosovës në këtë event ndërkombëtar!
Për më shumë, vizitoni: http://www.stockholmfurniturefair.se
Kompanitë e Kosovës për përpunimin e mobiljeve dhe drurit do të dalin sërish në skenën qendrore në Stockholm Furniture Fair , duke shfaqur dizajnet e tyre inovative në platformën kryesore të Skandinavisë për dizajnin e mobiljeve dhe ndriçimit. Veprimtaria tërheq arkitektë, dizajnerë, blerës dhe entuziastë nga e gjithë bota, duke i ofruar KMSH-së së Kosovës një mundësi për të rritur shikueshmërinë e tyre në skenën ndërkombëtare, për të krijuar partneritete të vlefshme për eksport dhe për t’u qasur në tregun skandinav.
KUR: 4 -8 Shkurt, 2025
KU: Stockholmsmässan në Ölvsjö

The post Hap dyert panairi i mobilieve në Stokholm, prezantohen edhe ato nga Kosova appeared first on Albinfo.