Hapat pas certefikimit/ Paralajmërohet bllokadë politike në Kosovë

Pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kosova kalon në fazën e afateve ligjore për formimin e institucioneve të reja. Ky moment shënon fillimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe betimin e deputetëve të zgjedhur. Sipas ligjit, pas certifikimit të rezultateve, Kuvendi i

Hapat pas certefikimit/ Paralajmërohet bllokadë politike në Kosovë

Pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kosova kalon në fazën e afateve ligjore për formimin e institucioneve të reja.

Ky moment shënon fillimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe betimin e deputetëve të zgjedhur.

Sipas ligjit, pas certifikimit të rezultateve, Kuvendi i Kosovës do të thirret për seancën e parë konstituive, e cila do të mundësojë zgjedhjen e organeve të tij dhe emërimin e kryetarit të Kuvendit. Deputetët e zgjedhur do të japin betimin për të filluar mandatet e tyre dhe për të siguruar legjitimitetin e institucioneve të reja të Kosovës.

Për këtë proces, ekzistojnë afatet ligjore dhe pritet që të ndodhin zhvillime interesante për formimin e qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Por megjithatë, ka nga ata që paralajmërojnë edhe zgjatje të kohës së formimit të Qeverisë

Çka ndodh tash pas certefikimit të rezultateve nga KQZ?

 -Faza e Afateve ligjore për formimin e institucioneve

Nga ky moment, Kosova kalon në fazën e afateve ligjore që përcaktojnë procesin e krijimit të institucioneve të reja, duke filluar me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ky është një moment historik për vendin, pasi do të sigurohet kalimi i pushtetit në mënyrë paqësore dhe të ligjshme, si dhe do të vendosen bazat për funksionimin e institucioneve demokratike të Kosovës.

– Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe betimi i deputetëve

Pas certifikimit të rezultateve, Kuvendi i Kosovës do të thirret për seancën e tij të parë konstituive. Në këtë seancë, deputetët e zgjedhur do të japin betimin e tyre dhe do të miratojnë rregulloret dhe procedurat për punën e Kuvendit. Një nga detyrat në këtë fazë është zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, i cili do të drejtojë seancat e Kuvendit dhe do të sigurojë funksionimin e tij të rregullt.

– Formimi i Qeverisë dhe mandatimi i kryeministrit

Pasi Kuvendi të konstituohet dhe të mbarojnë proceset e nevojshme përkatëse, do të nisë procesi i formimit të Qeverisë së re, por këtu nuk ka afat specifikues se sa mund të zgjas ky process.

Por pas nominimit të kandidatit për kryeministër nga partia fituese ose koalicioni që ka shumicën e votave Kuvendi do të votojë për programin e Qeverisë dhe do të emërojë Kryeministrin e ri, i cili do të ketë detyrën për të udhëhequr ekzekutivin dhe për të formuar kabinetin qeveritar. Ky proces është gjithashtu i rregulluar me afate të caktuara ligjore, dhe ai do të jetë një hap kyç për fillimin e punës së institucioneve ekzekutive.

 

Haziri paralajmëron krizë politike: Do të ketë vonesa, varet nga VV a dëshiron krizë apo zgjidhje

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për FrontOnline, lidhur me ecurinë e procesit politik, tashmë pas certefikimit të rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ.

Ai ka theksuar rëndësinë e përshpejtimit të procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur këtë si “rrugën e vetme në të cilën Kosova duhet të kalu.

‘’Duhet të ndodhë konstituimi i Kuvendit dhe kjo është rruga e vetme në të cilën Kosova duhet me kalu’’ thotë ai.

Haziri, ka shprehur shqetësimin e tij mbi vonesat politike që kanë shoqëruar procesin e numërimit dhe ka paralajmëruar se çdo vonesë shtesë mund të rrezikojë përfshirjen e vendit në një cikël krizash.

‘’Se a do të ketë zgjedhje tjera apo jo, kjo do të determinohet nga procesi, por vonesë politike ka. Me vetë faktin se ka zgjatur vetëm procesi i numërimit kaq shumë, imagjinoni tash procesi i konstitumit sa kohë mund të merr’’ shprehet ai.

Haziri ka theksuar se procesi i konstituimit mund të zgjasë, ndërsa vullneti politik i partisë fituese do të jetë kyç për përshpejtimin ose vonimin e këtij procesi.

‘’Por varet nga vullneti politik i partisë së parë se a ka vullnet politik me përshpejtua procesin, apo ka vullnet për me shkaktu kriza se për vonesa mos të flasim. Kosova mund të hyjë në ciklin e kriza dhe kjo është shumë e keqe për republikën tonë” ka thënë Haziri

 

Deputet i PDK-së: Besoj se opozita do e bëjë Qeverinë, i ka mundësitë

Deputeti i rizgjedhur nga PDK, Nait Hasani, për FrontOnline ka theksuar se certifikimi i rezultateve zgjedhore është një hap kyç që mund të çojë në veprime të mëtejshme politike.

‘ Certefikimi është një përgjigjie për veprime të mëtejshme’’ thotë ai.

Hasani ka theksuar se, pas certifikimit të rezultateve, liderët e partive politike duhet të dalin dhe të japin mesazhet e tyre politike për hapat e ardhshëm.

‘’Nëse certefikimi është ashtu siç kanë qenë njoftimet e rezultateve zgjedhore, tash presim që kryetarët e partive politike të dalin dhe ti japin mesazhet politike për tutje’’ shprehet ai.

Sipas tij, opozita ka mundësinë për të formuar një Qeveri dhe për të vazhduar me procese të tjera të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

‘’Besoj se mundësitë i ka opozita për me bërë Qeveri dhe të vazhdoj tutje me procese’’ deklaroi ai për FrontOnline.

 

Kadrijaj e AAK-së: Mirë do ishte që opozita ta bëjë Qeverinë, VV s’la rrugë dhe vend bashkëpunimi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka deklaruar se është mirë që procesi i zgjedhjeve po i vjen fundi, duke e quajtur këtë periudhë si një nga më të gjatat që nga paslufta.

‘’Mirë që këtij procesi po i vije fundi, sepse s’ka pas proces më të stërzgjatur që nga pas lufta’’ tha ajo.

Ajo ka theksuar se tani është koha për respektimin e afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

‘’Tash duhet të respektohen afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë’’ shprehet Kadrijaj.

Kadrijaj tha se procedurat janë të qarta dhe se të gjithë aktorët politikë duhet t’i respektojnë ato.

‘’Procedurat janë te qarta e te gjithë duhet ti respektojnë’’ shton ajo.

Sipas saj, pas konstituimit të parlamentit, negociatat duhet të vazhdojnë dhe ka theksuar se do të ishte e dëshirueshme që Qeveria të formohej nga partitë opozitare, pasi qeveria aktuale nuk ka lënë hapësirë për bashkëpunim me asnjë parti tjetër.

‘’Tash pas konstituimit te parlamentit besoj vazhdojnë negociatat dhe mirë kishte me qenë, që me pas Qeveri të opozitës, sepse kjo qeveri s’ka lënë vend për bashkëpunim me as një parti tjetër, për shkak të qasjes fyese e denigruese për krejt oponentët tjerë politik’’ përfundoi ajo.

 

Matoshi: Kurti dhe VV po krijojnë kaos dhe po vonojnë formimin e Qeverisë

Analisti politik Halil Matoshi ka kritikuar ashpër veprimet e udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke e quajtur deklaratën e Blerim Sallahun, përfaqësues i partisë, se VV do të ankimojë vendimin e Gjykatës Supreme në Kushtetuese, si një formë shantazhi ndaj Kosovës.

‘’Ajo që e tha një aparatçik i Kurtit, Blerim Sallahu se VV do të ankimojë në Kushtetuese vendimin e Supremes, del qartë shantazhi qe i bën Kosovës’’ thotë ai.

Matoshi theksoi se me këtë lëvizje, Albin Kurti po përpiqet të shtyjë me kalkulime politike formimin e Qeverisë.

‘’Albin Kurti duke shty me kalkulim krijimin e Qeverisë’’ deklaroi ai.

Ai shtoi se kjo situatë do të vazhdojë për aq kohë sa qytetarët e Kosovës do të mbështesin një lider si Kurti.

‘’Kjo do të zgjasë sa zgjatë amnezia e gjysmës së kosovarëve që i japin fuqi këtij njeriu me u tallë me Kosovën!?’’ u shpreh ai.