Hapet edhe një klasë e re për mësimin e Gjuhës Shqipe në Birr të kantonit Argaut

Para një jave u rihap shkolla shqipe në Gränichen, në kantonin e Argaut dhe pikërisht në këtë kanton u hap edhe një klasë e re për nxënësit shqiptarë që duan ta mësojnë Gjuhen Shqipe, transmeton albinfo.ch. Një tjetër hap pozitiv në këtë drejtim është çelja e një klase të re të “Shkollës Shqipe” në Birr […] The post Hapet edhe një klasë e re për mësimin e Gjuhës Shqipe në Birr të kantonit Argaut appeared first on Albinfo.

Hapet edhe një klasë e re për mësimin e Gjuhës Shqipe në Birr të kantonit Argaut

Para një jave u rihap shkolla shqipe në Gränichen, në kantonin e Argaut dhe pikërisht në këtë kanton u hap edhe një klasë e re për nxënësit shqiptarë që duan ta mësojnë Gjuhen Shqipe, transmeton albinfo.ch.

Një tjetër hap pozitiv në këtë drejtim është çelja e një klase të re të “Shkollës Shqipe” në Birr të kantonit Aargau, ku fëmijët shqiptarë kanë nisur mësimet me entuziazëm dhe dashuri për gjuhën amtare.

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes prindërve, veprimtarëve dhe mësuesve, kjo iniciativë u bë realitet. Një rol të rëndësishëm ka luajtur mësuesja e përkushtuar Nuraj Iljasi, së bashku me veprimtarët Riza Demaj dhe Dr. Vaxhid Sejdiu, të cilët me përpjekjet e tyre bënë të mundur krijimin e kësaj hapësire të re arsimore për fëmijët shqiptarë të zonës.

Mësimet zhvillohen çdo të premte nga ora 15:00 deri në 17:50, duke u ofruar nxënësve mundësinë për të njohur më thellë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Fëmijët Ryve, Jara, Tara A, Tara V, Viviana, Denisa, Denisi, Erina, Leoni, Eldioni dhe Florenti tashmë janë pjesë e kësaj klase, ku po mësojnë me përkushtim dhe gëzim.

Krijimi i kësaj klase është një hap i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjes së brezave të rinj me rrënjët e tyre. Shpresa është që këta fëmijë të kenë një të ardhme të ndritur dhe të jenë ambasadorë të kulturës shqiptare kudo që ndodhen.

The post Hapet edhe një klasë e re për mësimin e Gjuhës Shqipe në Birr të kantonit Argaut appeared first on Albinfo.