Haradinaj: Ajo që kanë bërë gratë e Krushës është fuqia për të kthyer dhimbjen dhe mërzinë në armën më të fortë të fitores

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka njoftuar se sot ka qëndruar në Krushë të Madhe. Haradinaj ka thënë se ajo që kanë bërë zonjat Fahrije Hoti, Emire Duraku e gratë e Krushë, është fuqia për të kthyer dhimbjen dhe mërzinë në armën më të fortë

Haradinaj: Ajo që kanë bërë gratë e Krushës është fuqia për të kthyer dhimbjen dhe mërzinë në armën më të fortë të fitores

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka njoftuar se sot ka qëndruar në Krushë të Madhe.

Haradinaj ka thënë se ajo që kanë bërë zonjat Fahrije Hoti, Emire Duraku e gratë e Krushë, është fuqia për të kthyer dhimbjen dhe mërzinë në armën më të fortë të fitores.

“Sa herë që vizitoj monumente të Luftës Çlirimtare e sa herë që takoj njerëz të kategorive të luftës, kam një përjetim të një besimi të madh që vendi dhe kombi ynë ka për ta gjetur dritën dhe rrugën e vërtetë. Ajo që kanë bërë zonjat Fahrije Hoti, Emire Duraku e gratë e Krushës është fuqia për të kthyer dhimbjen dhe mërzinë në armën më të fortë të fitores për t’u thënë armiqve që ne nuk thyhemi dhe ne nuk ndalemi. Një ndërmarrje e këtillë është model se si qytetari, gruaja është pronare dhe ndërmarrëse”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se në programin e koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, qytetarin do ta bëjnë pronar të aksioneve në shtet dhe në sektorin priavt, duke shtuar se do të punojnë me vizion që fëmijët të shkollohen dhe të bëhen të aftë e të pasur.

“Në programin tonë ne e bëjmë qytetarin pronar të aksioneve në shtet dhe në sektor privat. Ne punojmë me vizion që fëmijët tanë të shkollohen dhe të bëhen të aftë e të pasur. Ne nuk duam të qeverisim me varfërinë, unë do ta bëj Kosovën dhe ndërmarrësit të jenë krenaria e Kosovës dhe varfërinë do ta luftojmë me çdo mjet”.

“Me përulje e respekt jam këtu edhe për të thënë që kurrë nuk do të ndodhë që dyert e qeverisë të jenë të mbyllura për gratë e Krushës. E di që kemi edhe shumë punë për të bërë bashkë edhe për të zhdukurit me dhunë edhe për dëmet që janë shkaktuar, por modeli juaj i punës dhe organizimit tregon se mund t’i bëjmë bashkë, edhe të ecim para me kokën lart edhe të punojmë për të zbardhur fatin e të gjithëve nga e kaluara jonë. Ju jeni heroinat e Kosovës, ju keni vendin e veçantë në historinë e Lirisë dhe Shtetbërjes, ju jeni patriotet e paqes”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë: