Haradinaj e Franges flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe marrëdhëniet Kosovë-Slloveni
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges dhe ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq. Haradinaj tha se me Frangesin folën për zgjedhjet e 9 shkurtit të mbajtura në Kosovë dhe marrëdhëniet dypalëshe. “Sllovenia mbetet një partnere dhe mbështetëse e fuqishme e

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges dhe ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.
Haradinaj tha se me Frangesin folën për zgjedhjet e 9 shkurtit të mbajtura në Kosovë dhe marrëdhëniet dypalëshe.
“Sllovenia mbetet një partnere dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Andaj, vlerësova lart përkrahjen e pakursyer sllovene për avancimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, shkroi Haradinaj.
Më tej, ai tha se bashkëpunimi bilateral ka potencial të jashtëzakonshëm për thellim të mëtejmë, veçanërisht në fushat e ekonomisë, arsimit dhe shkëmbimeve kulturore.
“Kosova është e përkushtuar të forcojë edhe më tej këtë partneritet në të mirë të të dy vendeve tona”, tha ai.