Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Ai është hajvan, bile është dhe më keq se kaq

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se asesi nuk do të bëjë koalicion me partinë e kryeministrit Albin Kurti. Ndërsa është shprehur i gatshëm për një qeveri të opozitës. “Është në nderin tim të ndihmojë një qeveri të opozitës, assesi me Vetëvendosjen me zotin Kurti. Me kënaqësi kishim bashkëpunu me subjektet opozitare shqiptare, për […]

Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Ai është hajvan, bile është dhe më keq se kaq

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se asesi nuk do të bëjë koalicion me partinë e kryeministrit Albin Kurti. Ndërsa është shprehur i gatshëm për një qeveri të opozitës.

“Është në nderin tim të ndihmojë një qeveri të opozitës, assesi me Vetëvendosjen me zotin Kurti. Me kënaqësi kishim bashkëpunu me subjektet opozitare shqiptare, për të krijuar shumicën, që është e mundur nëse e kemi këtë gatishmëri dhe jemi të gatshëm për këtë, pa asnjë kusht. S’kërkojmë asnjë kusht që pengon me ec përpara. Nëse e krijojmë qeverinë si opozitë, që është e mundur dhe shpresoj se do të ndodhë na presin shumë sfifda. Sot nuk më shqetëson rezultati i AAK-së së dhe pse s’është i mirë. Ajo që më shqetëson më shumë është Kosova, se një rezultat jo i duhur, një fitore jo e plotë e opozitës, na vështirëson procesin përpara”, tha ai.

Haradinaj ka folur dhe për gjuhen e Kurtit, i cili i quajti partitë opozitare hajvanë. Haradinaj tha se ai epitet më së miri i shkon vet atij.

“Ai epitet i shkon atij. Ma hajvan se një kryministër mbas 4 vjet qeverisje, ka treguar vica gjithë fushatës. S’ka pasur asnjë plan konkret, fatkeqësisht ky është realitetit. Besoj që qytetarët dhe dje e kanë parë kush është ai. Ai pse s’ka fitu me dal ashtu me fy e me bërtit. Kemi të bëjmë me një njeri që është hajvan. Bile hajvan, se te na i thonë hajvanata, po i hyjmë në hak hajvanëve duke i thënë atij. Ai është dhe më keq”, tha Haradinaj.