Haradinaj: Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt. Haradinaj ka thënë se me ambasadoren Blitt kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Pata kënaqësinë të pres ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, shkëlqesinë e saj Jessica Blitt. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.
Haradinaj ka thënë se me ambasadoren Blitt kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Pata kënaqësinë të pres ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, shkëlqesinë e saj Jessica Blitt. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike, me fokus të veçantë në mundësitë e reja për bashkëpunim”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës dhe një mbështetëse e fuqishme e demokracisë.
“Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës dhe një mbështetëse e fuqishme e demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit tonë, me kontribut të vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugën tonë drejt NATO-s”, është shprehur Haradinaj.