Haradinaj: Kosova po e jep provimin e vet të demokracisë, shfrytëzoni të drejtën e votës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë, ndërsa tha se është i lumtur që votimet deri tani kanë kaluar pa asnjë incident. Haradinaj ka falënderuar për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve. Ndërkaq, ai

Haradinaj: Kosova po e jep provimin e vet të demokracisë, shfrytëzoni të drejtën e votës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë, ndërsa tha se është i lumtur që votimet deri tani kanë kaluar pa asnjë incident.

Haradinaj ka falënderuar për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve.

Ndërkaq, ai bëri thirrje që ata që s’kanë dalë deri në këtë orë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës me të drejtë vote,

Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë. Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz dhe në një frymë tolerante e krejtësisht demokratike.

Meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese.

Meqenëse kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e kutive, ju që akoma nuk keni votuar, ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe të votoni. Vetëm me votë mund të bëheni pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj në Parlament e në Qeveri.

Vota juaj është veprimi më i madh që mund ta bëni sot për vendin tuaj!

Me respekt,

Ramush Haradinaj