Haradinaj: Kurti s’ka dashtë me anëtarësu Kosovën në NATO
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në një intervistë televizive, duke folur për procesin e anëtaësimit të Kosovës ë NATO tha se ka pasur një opsion edhe më herët i cili iu është prezatuar edhe kryeministrit Kurti Ramush Haradinaj u shpreh se Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania e kanë lënë të hapur

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në një intervistë televizive, duke folur për procesin e anëtaësimit të Kosovës ë NATO tha se ka pasur një opsion edhe më herët i cili iu është prezatuar edhe kryeministrit Kurti
Ramush Haradinaj u shpreh se Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania e kanë lënë të hapur mundësinë për të na pranuar në NATO, të gjithë këtë proces e ka pasë në ofertë dhe jo vetëm me zgjidhë situatën në veri plotësisht me zhdukë çdo element të Serbisë në Kosovë, me bë një integrim të serbëve të Kosovës, me ia leju edhe atyre me marrë pjesë në jetën institucionale dhe politike dhe me e pasë këtë opsion që ka ekzistu në tavolinë.
“Pyetne Osmanin se a ka qenë kështu se ajo flet më lirshëm, Kurti gjithë këtë e ka dëmtuar , unë nga ana ime e kam provu me ru, por nuk kam mundur ta zbatojë se është ky , por në momentin që vjen qeveria e opozitës e kam të drejtën me thanë na falni për këto 4 vjet që na kanë shku ose 5 sa janë , ju lutem jam këtu i kem kry detyra t e shpisë po kërkojë me u rikthy kontrata me Amerikën e me NATO-n, tha i pari i AAK-së.
Haradinaj tha se për veriun ka pasur plan të detajizuar për me t’i largojë të gjitha gjërat që janë në shpërputhje me Kushtetutën.
“Dyshimi im serioz është se Kurti të gjitha këto i ka bërë vetëm mos me hy në NATO, vetëm mos me u afru me Amerikën, dyshimi im serioz është se nuk i ka bërë vetëm për populizëm me shku me i marr fotot por këtij i ka pengu rezultati ky nuk ka dashtë që vendi me u anëtarësu në NATO për shkak të lidhjeve që i ka me Rusinë, me Serbinë, agjendës unë e quaj staliniste . Kurti i ka pasur në tavolinë dy opsione, opsionin amerikan e zhduke çdo prezencë të Serbisë, me integru kretësisht veriun me qenë i qetë mos me pas nevojë për armë të gjata policia jonë “. tha Haradinaj.