Haradinaj: Llapi më i ekspozuari ndaj rreziqeve të sigurisë, ne në NATO – armiqtë larg nesh
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka theksuar se anëtarësimi i drejtpërdrejtë i Kosovës në NATO është një objektiv i palëkundur i AAK-së dhe prioritet kombëtar. Referuar tubimit të sotëm të këtij subjekti në Podujevë, Haradinaj i cili gjendet në SHBA, ka vënë në pah rreziqet që i kanosen rajonit të Llapit, duke pasur Serbinë si

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka theksuar se anëtarësimi i drejtpërdrejtë i Kosovës në NATO është një objektiv i palëkundur i AAK-së dhe prioritet kombëtar.
Referuar tubimit të sotëm të këtij subjekti në Podujevë, Haradinaj i cili gjendet në SHBA, ka vënë në pah rreziqet që i kanosen rajonit të Llapit, duke pasur Serbinë si fqinj të parë,
”Ne në NATO – armiqtë larg nesh
Llapi, që e ka hasmin në kufi, është më i ekspozuari ndaj rreziqeve të sigurisë. Me pasë fqinj të parë Serbinë, është sfidë. Prandaj, anëtarësimi direkt në NATO, që është përcaktim yni i palëkundur, është zhvillimi e siguria e përhershme, jo vetëm për Llapin por për krejt Kosovën.
Për një Kosovë Fituese 137
Faleminderit Podujevë!”