Haradinaj merr pjesë në promovimin e librit “Nën një qiell me pupla” të kolonelit Ade Clewlow
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte pjesë e promovimit të librit “Nën një qiell me pupla” të kolonel Ade Clewlow. Libri ka të bëjë me vitet e para të Kosovës si shtet, ku paraqiten të arriturat dhe sfidat e saj Për këtë, Haradinaj falënderon Clewlowin. “Një kënaqësi e veçantë të jem pjesë e promovimit të

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte pjesë e promovimit të librit “Nën një qiell me pupla” të kolonel Ade Clewlow.
Libri ka të bëjë me vitet e para të Kosovës si shtet, ku paraqiten të arriturat dhe sfidat e saj
Për këtë, Haradinaj falënderon Clewlowin.
“Një kënaqësi e veçantë të jem pjesë e promovimit të librit “Nën një qiell me pupla” të Kolonel Lejtënant Ade Clewlow, i cili përmes përvojës së tij si oficer i NATO-s pranë TMK-së, sjell një dëshmi të çmuar për periudhën 2008-2009 në Kosovë. Vitet e para të shtetësisë sonë, të përjetuara përmes syve të një miku të Kosovës, paraqesin një pasqyrë objektive të sfidave dhe arritjeve tona. Ky libër është një kontribut i rëndësishëm në dokumentimin e historisë sonë të re dhe marrëdhënieve të ngushta me aleatët tanë strategjikë”.
“Falënderoj Kolonel Lejtënant Clewlow për këtë dëshmi të sinqertë dhe për përkushtimin e tij ndaj Kosovës. Partneriteti ynë me NATO-n mbetet themelor për sigurinë dhe zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj.