Haradinaj: në katër vjet, 1.5 miliardë euro investime në arsim dhe shëndetësi
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot planin për investime kapitale në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, duke premtuar 1.5 miliardë euro investime gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar. “Investimet në arsim dhe shëndetësi janë pjesë thelbësore e planit tonë për zhvillimin e vendit,” u shpreh Haradinaj gjatë prezantimit të programit ekonomik të koalicionit “Kosova

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot planin për investime kapitale në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, duke premtuar 1.5 miliardë euro investime gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar.
“Investimet në arsim dhe shëndetësi janë pjesë thelbësore e planit tonë për zhvillimin e vendit,” u shpreh Haradinaj gjatë prezantimit të programit ekonomik të koalicionit “Kosova Fituese”.
Ky investim është pjesë e planit më të gjerë prej 25 miliardë eurosh për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, ku arsimi dhe shëndetësia zënë një vend të rëndësishëm në prioritetet e koalicionit për mandatin e ardhshëm qeverisës.