Haradinaj për Kurtin: Na la pa NATO, SHBA e BE, dobësoi bizneset e na bëri të varur nga importi i energjisë, ky është e keqja
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sërish ka deklaruar se “e keqja” e vendit është kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai tha se Kurti e la Kosova pa NATO, pa SHBA, pa BE e nën sanksione, ndërsa e ka kritikuar atë edhe për çështjet e brendshme. Sipas Haradinajt, Kurti dobësoi biznesi e sektorin privat dhe shtoi
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sërish ka deklaruar se “e keqja” e vendit është kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ai tha se Kurti e la Kosova pa NATO, pa SHBA, pa BE e nën sanksione, ndërsa e ka kritikuar atë edhe për çështjet e brendshme.
Sipas Haradinajt, Kurti dobësoi biznesi e sektorin privat dhe shtoi se e ka bërë Kosovën të varur nga importi i energjisë.
Postimi i plotë:
Na la pa NATO, pa , pa EU.
Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.
Na vendosi nën sanksione.
Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik.
Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin.
I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe.
Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë.
Ky është e keqja!