Haradinaj për Specialen: Ta ngremë zërin të gjithë, të kërkojmë drejtësi

Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se gjatë kësaj legjislature do të bëj gjithçka brenda kapaciteteve të tij, për të kërkuar llogari dhe drejtësi nga Gjykata Speciale në Hagë – e cila vazhdon të funksionojë si botë më vete. Haradinaj ftoi të gjithë “pa dallim” që të ngrejnë

Haradinaj për Specialen: Ta ngremë zërin të gjithë, të kërkojmë drejtësi

Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se gjatë kësaj legjislature do të bëj gjithçka brenda kapaciteteve të tij, për të kërkuar llogari dhe drejtësi nga Gjykata Speciale në Hagë – e cila vazhdon të funksionojë si botë më vete.

Haradinaj ftoi të gjithë “pa dallim” që të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë drejtësi – pas asaj se çfarë po ndodh me Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Nuk e di cili është fati i këtij legjislacioni të Kosovës, por di që do të bëj gjithçka brenda kapaciteteve të një deputeti për të vënë në lëvizje një mekanizëm që do të hedhë dritë mbi këtë proces, duke kërkuar llogaridhënie për gjithë ecurinë e tij. Premtimet e mia nuk ishin dhe nuk janë elektorale; ato janë përtej meje, janë për UÇK-në. Ne nuk i jemi frikësuar asnjëherë drejtësisë, por padrejtësisë.”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i Haradinajt: